Pediatër Online Shqipëri – Konsultë Fëmijë | Dr. Mikel Koti

Dr. Mikel Koti duke vizituar një fëmijë me ngrohtësi

Kujdes pediatrik i besuar

Dr. Mikel Koti

Pediatër

Pranë jush, në çdo hap të rritjes së fëmijës.

Si funksionon konsulta?
Pa pritje
Nga shtëpia
Pa stres

Rreth meje

Pediatër i licencuar
9+ vite përvojë klinike
Urdhri i Mjekëve #6260

Jam Dr. Mikel Koti, mjek pediatër i diplomuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe i specializuar në pediatri pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

Karrierën time si mjek e kam nisur në vitin 2017 si mjek urgjentist në Spitalin Amerikan në Tiranë. Sot, me mbi 9 vite përvojë në praktikën mjekësore, punoj si pediatër në Spitalin Rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër, ku prej vitit 2022 kujdesem çdo ditë për foshnja, fëmijë dhe adoleshentë me problematika të ndryshme shëndetësore.

Formimi & Përvoja

2010–2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Diplomë universitare në Mjekësi

2018–2022

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë

Specializim 4-vjeçar në Pediatri

2022 — sot

Spitali Rajonal "Omer Nishani", Gjirokastër

Pediatër në shërbimin spitalor

Pse ofroj konsulta online?

Si pediatër, e di sa e vështirë është kur fëmija juaj nuk ndihet mirë dhe ju keni nevojë për një përgjigje të qartë, tani.

Jo çdo prind ka mundësinë të vijë lehtësisht në spital ose klinikë. Shumë familje jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërsa të tjera ndodhen larg një pediatri të besueshëm. Dhe shumë prindër thjesht nuk duan të kalojnë orë të tëra në radhë me një fëmijë të sëmurë.

Prandaj e kam krijuar këtë shërbim. 15 €. Jo sepse konsulta është "e lirë", por sepse dua që çdo familje shqiptare — kudo që ndodhet — të ketë mundësi të flasë me një pediatër të licencuar, pa u ndier e rënduar financiarisht.

Përvoja që
ndërton besimin.

Mijëra situata klinike, familje dhe vendime të marra me përgjegjësi.

3200+pacientë unikë
9000+vizita pediatrike

gjatë punës në Spitalin Rajonal "Omer Nishani", Gjirokastër.

Specializim 4-vjeçar në Pediatri
Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë.

Për prindër shqiptarë kudo
Privat dhe komunikim i sigurt
Kujdes i personalizuar për çdo fëmijë
Këshillim i qetë, pa frikë e stres
Përgjigje brenda pak minutash
Bazuar në evidencë shkencore

Kujdes që vjen tek ju.

Kur fëmija nuk ndjehet mirë, mjeku vjen tek ju — jo e kundërta.

Dr. Mikel Koti në korridorin e spitalit
Përtej diagnozës, prindërit kanë nevojë për qetësi, shpjegime të qarta dhe vendime të sigurta.

Pa pritje të gjata

Fëmija qëndron i qetë në shtëpi. Larg klinikave të ngarkuara dhe radhëve.

Në gjuhën tuaj

Bisedë e ngrohtë dhe e natyrshme në shqip, me mirëkuptim të plotë për shqetësimet tuaja.

Këshillë e qartë

Vlerësim i kujdesshëm, recetë nëse nevojitet dhe udhëzime konkrete që mund të zbatohen menjëherë.

Si funksionon?

Vetëm 3 hapa të thjeshtë

11 konsulta online deri tani — pa asnjë ankesë.

01

Plotëso formularin

Përshkruaj shkurt shqetësimin e fëmijës. Plotësimi zgjat rreth 1 minutë.

~1 minutë
02

Kryej pagesën e sigurt

Pagesë e sigurt përmes Gumroad, platformë ndërkombëtare e njohur — pa nevojë për llogari apo aplikacione shtesë. Sapo të paguash, vazhdon automatikisht në WhatsApp me mua.

Pa tarifa shtesë
03

Fillon konsulta në WhatsApp

Chat, audio ose video sipas nevojës. Zakonisht përgjigjem brenda pak minutash.

Përgjigje të shpejta
Demoja e rezervimit është gati për t'u luajtur.
08:395G ■■■■
Dr. Mikel Koti duke vizituar një fëmijë me ngrohtësi
Online · Çdo ditë 08:00 deri në 22:00

Kujdes pediatrik i besuar

Dr. Mikel Koti

Pediatër

Pranë jush, në çdo hap të rritjes së fëmijës.

Si funksionon konsulta? ↓
Demo vizuale · hap pas hapi
Pagesë e sigurtKomunikim direktPa aplikacione shtesë

Mjetet Klinike (PediaTools)

Mjete praktike për prindërit.

Kalkulatorë pediatrikë, pyetësorë zhvillimi dhe mjete praktike — krijuar nga një pediatër, në shqip, për vendime më të sigurta në shtëpi.

PediaScreening

Teste depistuese, rezultat i menjëhershëm

Rrëshqit për të parë të gjitha testet →

Krijuar dhe zhvilluar me kujdes nga Dr. Mikel Koti, për t'u ofruar prindërve mjete praktike dhe të besueshme.

Çfarë thonë prindërit.

Përvoja reale nga prindër që kanë kryer konsultë online

Dëshmia 1 nga 4: Më qetësoi shumë. — Arta, Londër.

"Më qetësoi shumë."

"Bebi im ishte vetëm 2 muajsh dhe kishte një zhurmë të çuditshme kur merrte frymë. I dërgova një video Dr. Mikelit dhe ai ma shpjegoi menjëherë se bëhej fjalë për laringomalaci. Sot bebi është mirë dhe ne ndihemi shumë më të sigurt."

Arta

Londër • 3 Maj 2026 (E Diel)

Konsultë e verifikuar

Zmadho

Pyetje të shpeshta.

Gjithçka që duhet të dini para konsultës online.

Para konsultës

Gjatë konsultës

Pagesa & siguria

Pas konsultës

Keni pyetje për fëmijën tuaj?

Këshillim pediatrik online — shqip, nga shtëpia, pa radhë pritjeje.

Zakonisht përgjigjem brenda pak minutash